AKTUALITET

Kishte kursyer për udhëtimin në Paris, vogëlushja i dhuron për të prekurit nga tërmeti

11:17 - 03.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kishte mbledhur me ditë, javë e muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por ka vendosur t’i japë kursimet e saj për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Është kjo historia sa prekëse e frymëzuese e 7-vjecares, Semona Ndou, e cila bashkë me familjen e saj jeton në Firence.




Në këto ditë të vështira për qytetarët e prekur ngë tërmeti, lajmet e trishta që vinin nga Shqipëria kanë prekur zemrën e Semonës së vogël, e cila edhe pse vetëm 7 vjece, vendos të solidarizohet me bashkëmoshatarët e saj në Atdhe. ‘Udhëtimin mund ta bëj një herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri” – janë fjalët që vogëlushja u ka drejtuar prindërve, ndërsa në dorë mbante arkën e kursimeve.

Ka qenë halla e saj, e cila e ka sjellë atë në redaksinë e Neës24, janë plot 70 euro, të cilat stafi i televizionit ka vendosur t’ia dërgojë një prej bashkëmoshatarëve të saj, i preku nga tërmeti i fortë i së martës së një jave më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.