Kronikë

Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë/ Si u gjurmuan 2 shqiptarët e arrestuar në Itali

16:52 - 06.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat italiane shkruajnë se në territorin italian janë arrestuar dy shqiptarë, të cilët ishin arratisur për Itali, pas atentatit ndaj një prej personazheve të krimit në Vlorë, Inez Hajrulla.




2 shqiptarët kanë qëlluar në drejtim të Hajrullës në zonën e Ujit të Ftohtë të qytetit bregdetar dhe menjëherë pas kësaj janë arratisur drejt vendit fqinj.

Policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me atë shqiptare kanë identifikuar, lokalizuar dhe më pas arrestuar shqiptarët e quajtur Igli Memaj dhe Gentjan Dautaj, përkatësisht 31 dhe 42 vjeç, të dy banues në Vlorë, Shqipëri. Ata u pikasin teksa udhëtonin me një makinë tip “Mercedez Benz” në rrethinat e kryeqytetit italian, Romë, në zonën midis Ardea dhe Aprilia.

Pas gjurmimit në Romë, në zonën ku jetonin, në një vilë në kryeqytetin italian, dy shqiptarët janë arrestuar, pasi Gjykata e Vlorës, ka dhënë për ta masën e sigurisë “arrest me burg” për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Igli Memaj ka lindur më 19.09.1988, ndërsa  Gentjan Dautaj i lindur më 15.10.1977. Dautaj mësohet se përdorte disa identitete të rreme në shtetin fqinj. Ndaj tij edhe Prokuroria e Firenzes kishte lëshuar urdhër-arrest për akuzën e zhvatjes të dhunshme.

Dje, po për atentatin ndaj Hajrullës u arrestua edhe një tjetër shqiptar, 36 vjeç. Tashmë janë arrestuar 7 persona për atentatin ndaj Hajrullës, djali i një biznesmeni të njohur në Vlorë. Në muajin nëntor, 6 muaj pas atentatit në kuadër të operacionit “Gjurmimi” u kapën 4 të dyshuar. Në pranga në atë kohë u vunë Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.