BLUETOOTH

Sa shumë i ngjakan MC Kreshës! Gjeni kush është djali i Shpëtim Saraçit dhe shefi i ri i “Hell’s kitchen”

12:15 - 07.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi familja e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit la Tiranën, shkoi për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ardhmja e fëmijëve ka qenë shtysa kryesore që çifti i njohur i skenës shqiptare, të zhvendosej dhe ata i kanë dhënë shenjat e para. Djali i Shpëtimit, Drini i është futur muzikës dhe njihet edhe si një repist. 18-vjeçari ka pasur mundësinë së fundi të takojë një ndër idhujt e tij, reperin MC Kresha, i cili ndodhet në SHBA këto ditë. Drini ka publikuar edhe dy foto nga takimi me reperin në studion e Fadil Berishës dhe një gjë na mbeti fiksim! Modeli i tyre i flokëve është identik, dhe Drini duket si një MC Kresha junior.




I mungon vetëm mjekra dhe mund të themi se me të do të dukeshin si dy pika uji! Jo më larg se dje, të gjithë nisën të krahasonin shefin e ri të “Hell’s kitchen”, Alsi Sinanaj, me MC Kreshën dhe shkak u bë sërish look-u. Komentet në Instagramin e iconstyle.al ishin pafund dhe kjo tërhoqi vëmendjen tonë! Nuk e dimë se cili është më tepër i ngjashëm me reperin, por po jua lëmë juve ta gjykoni pasi të bëni krahasimet!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.