KULTURË

Sopranoja Inva Mula: 50 artistë në një koncert që ndihmon të prekurit nga tërmeti

10:00 - 07.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sopranoja Inva Mula organizon këtë të diel një koncert humanitar në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë. Ftesës së saj për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i janë bashkuar 50 artistë nga fusha e muzikës dhe aktorë. Gjatë konferencës për shtyp, Mula tha se, “ajo që ne sot kemi për detyrë është që të mos jemi indiferentë në radhë të parë. Kjo mbrëmje bamirësie del nga zemra e neve si artistë. Ky publik që na admiron ka nevojë të shikojë që ne si artistë jemi pranë jo vetëm me fjalë, por konkretisht”.
Sipas saj, “ky nuk është një koncert, por një mbrëmje humanitare, ku secili nga ne të përcjellë një mesazh dhe ne të arrijmë të prekim aty ku mundemi dhe me ndihma të vogla për të arritur diçka të madhe”.
Në këtë mbrëmje bamirësie do marrin pjesë performojnë artistë si Eranda Libohova, Irma Libohova, Aurela Gaçe, Jonida Maliqi, Eva Golemi, Vikena Kamenica, si edhe aktorë si Zamira Kita, Mirush Kabashi, Eva Alikaj e shumë të tjerë. “Kjo do jetë një lëvizje e hapur në muajin dhjetor që përkon dhe me muajin e festave dhe ne do ta lëmë të hapur si nismë deri më datë 31 dhjetor. Në datën 31 dhjetor do arrijmë në konkluzionin që kjo ndihmë që është mbledhur, ky kontribut i artistëve do shkojë aty ku ka nevojë. Po do të dëshironim që kontributi i artistëve të ndërtonte një shkollë, të shkojë te fëmijët, pra të shkojë atje ku ka nevojë më shumë dhe ku banorët janë më të dëmtuar”, tha Mula.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.