AKTUALITET

Premtoi se do të ndërtonte 500 shtëpi pas tërmetit tragjik, Rama takim me presidentin Erdogan në Turqi

09:48 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, për konferencën e investitorëve myslimanë për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.




Mëngjesin e sotëm, Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ku tregon momentin e takimit me Erdogan.

Ky takim vjen pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që trondti vendin, duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Menjëherë pas tërmetit tragjik, Presidenti i Turqisë, Erdogan, ishte ndër të parët që u solidarizua me popullin shqiptar, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 500 shtëpive të reja për të prekurit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.