AKTUALITET

“Thirrje për ndihmë ”, Rama citon Kuranin para investitorëve në Turqi: Allahu do më shumë njerëzit e dobishëm

14:53 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë me investitorët në Turqi, pas takimit me Presidentin Recep Tayip Erdogan.




Rama iu kërkoi ndihmë turqve për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, pasi dëmet e shkaktuara janë të papërballueshme.

Kryeministri iu drejtua donatorëve turq, duke cituar Kuranin dhe duke përmendur Allahun.

Ai tha se “Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes”

“Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri në vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë.

Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë struktura shumëkatëshe me nja dhjetëra familje. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne. Përtej debateve tokësore le të kemi besim se zoti pranon vetëm atë që është e drejtë. Ju kërkoj falje që ndërhyra në konferencën tuaj, ju falenderoj me zemër për durimin”, deklaroi kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.