OPINION

Thirrje studentëve shqiptarë: Ringjallni vlerat, jetësoni Matricën

09:00 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Spirro Curra




Sot me 8 dhjetor 2019, i bëj thirrje Studentizmit Shqiptar të jetësojë Matricën historike.  Janë dy botë që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ringjallja e vlerave është në kundërshtim me sundimin e parasë, rendi me kaosin social dhe krimin, hierarkia me barazitizmin deklarativ, stabiliteti social dhe ekonomik me mocionet e vazhdueshme dhe të papritura, marrja mbi vete e detyrave kundër angullimave për të drejtat false, shteti social kundër kapitalizmit të financave të larta, ringjallja e fesë kundër materializmit, pjelloria kundër shtërpësisë.

Fryma e heroizmit kundër frymës së pazarllëkut, shteti mbi shoqërinë kundër shoqërisë mbi shtetin, parimi i përgjegjësisë kundër parlamentarizmit fasadë, polariteti burrë-grua kundër feminizimit, disiplina e përgjegjshme kundër lirisë së shthurur. Njësitë më të larta të familjes, shoqërisë, shtetit kundër atomizmit social, martesa kundër idealit komunist të dashurisë së lirë, vetëpërmbushja ekonomike kundër pasurimit si një qëllim në vetvete, Idealizmi kundër Racionalizmit. Por kundërshtia më e madhe e të gjithave do të jetë një situatë e re revolucionare që do ti përfshijë të gjithë brenda vetes. Uniteti i perëndimit është ideja e re dhe shqiptarët do të jenë pjesë e rëndësishme e tij.

Ideja e një Europe të Bashkuar si një unitet organik me mendim në hapësirë të gjerë, larg provincializmit politik. Këtu bie në kundërshti koleksioni i mjerueshëm i intelektualeve të djeshëm me patriotët, mbajtësit e idesë së ardhshme… Asnjë epokë e mëparshme, nuk ka qenë kaq politike sa kjo. Kjo është epoka e politikës absolute, sepse e gjithë forma e jetës sonë tani është një funksion i pushtetit… Për të bërë të mundur realizimin e kësaj Matrice duhet vetëm Marshim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.