Shëndet

6 këshilla për të shmangur dhimbjet e stomakut

10:34 - 09.12.19 Gazeta Shqiptare

Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Helikobakteret janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut, gastriti dhe ulcerat peptike janë më të përhapura në alkoholikët.



Alkoholi i marrë me aspirinën ose analgjezike të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht te njerëzit me ulcera të stomakut. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun. Njeriu duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me Diclofenac T ratiopharm nëse njeriu ka pasur hemorragji nga stomaku apo nëse njeriu ka sëmundje të tjera të stomakut.

Ulcera tek fëmijët
Disa fëmijë preken nga të vjella që vërshojnë nga goja. Këto lloj të vjellash dalin dhe mund të shkojnë deri në një metër largësi. Këto të vjella shkaktohen nga se muskujt në stomak nuk munden të fusin ushqimin në zorrë pasi goja e stomakut është më e ngushtë nga sa duhet kështu që në vend të kësaj fëmija e vjell jashtë ushqimin. Kjo gjendje njihet ndryshe edhe si pylorusstenos ose pylorusspasm dhe mund të zhduket vetë ndërsa trupi zhvillohet. Këto lloj të vjellash çojnë zakonisht në atë që fëmija nuk shton në peshë sa duhet. Prekin më tepër djemtë sesa vajzat dhe kjo zakonisht kur fëmija është një deri dy muajsh. Helikobakteriet janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve. Nga këto pozicione bakteret nisin një proces malcimi i cili në formën më të lehtë jep pezmatim të cipës së brendshme të stomakut, në raste më të rënda ulcerë dhe mbas një kohe të gjatë mund t’i japë shtysë tumoreve në stomak. Por procesi dëmtues shfaqet vetëm në disa të infektuar, jo tek të gjithë. Bakteriet përmbajnë një lëndë që quhet BabA dhe që u mundëson atyre ngjitjen pas membranës mukozore. Ky bakter veçon disa lëndë të veçanta sheqerore në sipërfaqen e qelizave të cilat ndryshojnë në paraqitje duke u varur nga se cilit grup gjaku i përket individi, A, B, ose 0. Aty nguliten bakteret dhe vjedhin mjetet e jetesës nga sheqeri.

Ndryshimi që bëjnë bakteret u jep atyre disa përparësi: përhapen më lehtë ndërmjet individëve me grupe të ndryshme gjaku, kështu mund të infektojnë shumë vetë dhe në këtë mënyrë kanë mundur të përhapen në të gjithë botën. Efektet ngjitës ndryshon nga një lloj bakterie në një tjetër si dhe me kohën, çfarë mund të shpjegojë simptomat e ndryshme të infeksioneve. Prej nga pothuajse asnjë reaksioni deri tek plagë të rënda stomaku. Sipas specialistëve, nikotina, ose ndryshe përdorimi I duhanit I marrë në mënyrë të rregullisht mund të shkaktojë një rritje të acideve yndyrore në gjak. Ky efekt, kombinuar me efektin e saj në ritmin e zemrës (rritjen) dhe ngushtimin e enëve të gjakut, mund të rrisë shancin për sëmundje të zemrës si dhe ato të qarkullimit; përfshire anginën, presion të lartë të gjakut, sëmundje vaskulare periferale, hemorragji cerebrale e tromboze koronare. Gjithashtu, efektet e saj stimulatore sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Kafeja, s’duhet përdorur nga pacientët me ulcer. Ushqimet që përmbajnë spec djegës, kafeja, dhe pijet kola përkeqësojnë jashtë mase sëmundjen e ulcerës, madje në shumë raste këto ushqime provokojnë edhe dhimbje stomaku( në rastin e njerëzve që s’kanë probleme me stomakun). Shumë medikamente janë në përdorim për kontrollin e nivelit të acidit në stomak, mjekët shprehen se në ditët e sotme vetëm 2 muaj përdorim i rregullt i antibiotikëve dhe ulcera shërohet. Përdorimi i ushqimeve me yndyrë nuk është problematik vetëm për një sërë sëmundjesh¸ por ato janë shkak edhe për dëmtimin e stomakut. Fillimisht yndyra dëmton muret e brendshme të stomakut, më pas dëmi avancohet, deri sa dhimbja e stomakut kthehet në kronike dhe njerëzit e kanë të vështirë ti konsumojnë ushqimet si më parë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE