AKTUALITET

VIDEO/ Kush është i riu që u vra me armë zjarri në Kavajë, zbulohet e shkuara e tij

19:54 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasditen e sotme në Kavajë, ndërroi jetë 29-vjeçari Marjus Ismailaj, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu nga Xhevdet Lecini, 60 vjeç gjatë një konflikti të çastit, teksa të dy ishin nën efektin e alkoolit.




Por, kush është i riu që mbeti viktimë?

29-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë. Në vitin 2012, Ismailaj është arrestuar së bashku me shokun e tij, Retaljo Cullhaj, për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 29 korrik 2012, ku Ismailaj bashkë me shokun e tij kishin plagosur rëndë me thikë dy persona, pas një sherri në një lokal bastesh sportive. Gjithashtu, siç raportohet, i riu kishte precedent penal edhe për vjedhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.