AKTUALITET

Mbahet mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Rama: Ka pallate me dëmtime shumë të rënda, ja kur del raporti mbi dëmet

16:42 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit, Edi Rama mblodhi këtë pasdite Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, ku tha se brenda 16 dhjetorit do të jetë gati raporti paraprak i dëmeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.




Kreu i qeverisë deklaroi se raportet post-katastrofë kërkojnë kohë, por brenda janarit 2020 do të jetë gati raporti i plotë i dëmeve për t’iu hapur rrugë donacioneve për rindërtimin e banesave të shkatërruara.

“Nuk ka një raport paraprak të dëmeve, një grup po punon. Raporti i parë paraprak synohet të paraqitet më 16 dhjetor, por edhe çfarë na u tha nga partnerët, raportet post-katastrofë kërkojnë kohë. Do ketë një raport paraprak, një raport të dytë dhe pastaj një raport të plotë besoj në janar, për t’u hapur rrugë donacioneve. Për transparencën po punojmë për një raport të posaçëm me të dhëna të detajuara për qeverinë, donacionet dhe përfituesit.

Besoj në mbledhjen e ardhshme, pas një jave, mund ta prezantojmë. Po përgatitet ligji i posaçëm për rindërtimit, që ka për qëllim të krijojë një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin. Një grup pune po merret me këtë non-stop dhe një draft të parë e kemi gati. Tani po bashkëpunojmë dhe me Komisionin e Ligjeve për ta çuar përpara. Aktualisht kemi 366 dosje projektesh për rindërtim.

Janë 851 pallate me dëmtime  të mesme apo të lehta. Te pallatet e dëmtuara rëndë, po bëhet një punë specifike për të përcaktuar shkallën e rrezikut. Një pjesë e pallateve janë me dëme të rënda, por të rikuperueshme. Shkolla “Emin Duraku”, inspektimet  janë bërë, janë bërë më shumë se një insopektim. Ka një pjesë të shkollës që është krejtësisht e përdorshme dhe për një objekt që është i kohës së mëparshme, është dhënë urdhër që mos të përdoret. Të tjerat janë spekulime. Janë sot në  terren 500 inxhinierë, sepse numri varijon, shtohen dhe ulen sipas disponimit, por janë edhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja”- tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.