Show-Bizz

Pas ‘Këngës Magjike’, prishet raporti mes Fifit dhe Enedës

18:22 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e së shtunës u mbajt finalja e edicionit 21 të “Këngës Magjike”. Fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”. Në momentin kur ajo mori trofeun në duar, i gjithë publiku nisi të brohoriste zërin e Fifit, e cila fitoi vendin e dytë por ishte më e votuara e publikut.




Eneda e thirri Fifin afër vetës dhe e përgëzoi për këngën. Madje propozoi që ta ndanin bashkë kupën e fitores. Mirëpo menjëherë pas festivalit diccka ka ndodhur në raportin e tyre. Ato të dyja nuk ndiqen më në “Instagram´´ dhe kanë nisur aludimet se marrëdhënia mes tyre është prishur.

Ditën e djeshme te ‘E diela shqiptare’, mes tyre u vu re një debat me fjalë dhe mesazhe të nënkuptuara.

Biseda:

Fifi: “Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim.”

Eneda Tarifa: “Tani, të themi të drejtën, se kemi edhe Rovena Dilon këtu, o ha bukë Rovena Dilo me këngën që ka sjellë në ‘Këngën Magjike’, o nuk hamë unë dhe ti [që kemi] këngë me të qara, me të vuajtura. Këngët balada prekin njerëzit dhe Fifi ka prekur, të gjithë ata që kanë pasur balada, edhe unë kam prekur, prandaj jam sot këtu.

Fifi: “Unë mendoj se muzika e mirë, qoftë baladë, qoftë rep, qoftë rrok, qoftë pop, qoftë…Mua personalisht edhe baladat më janë dëgjuar në club. Fjalia e fundit që dua të them është sa më shumë dashuri, sa më shumë respekt dhe sa më shumë sinqeritet.”

Në këtë debat, mesazhi i Fifit ishte i qartë: Publiku kishte shpallur atë fituese. Kjo ndoshta ka nxitur prishjen e raportit mes këngëtareve. Më shumë mbetet për t’u zbuluar./ “Anabel.al”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.