BLUETOOTH

Ermali parashikon fitoren e Elvana Gjatës në Eurovision

12:30 - 10.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dihet tashmë miqësia e ngushtë mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës. Dy artistët përkrahin njëri-tjetrin në projektet e tyre personale e janë “fansat” më të zjarrtë për tjetrin. Së fundmi, Elvana postoi këngën konkurrente në Festivalin e RTSH-së dhe komenti i Ermalit është ai që na ra në sy në mesin e gjithë komplimenteve. “Hajt shyqyr mo që do fitojmë një herë Eurovizionin,”- shkruan Ermali duke lënë të kuptohet se për të Elvana jo vetëm që do shpallet fituese e Festivalit të RTSH-së, por dhe e Eurovizionit. Që Shqipëria të jetë fituese e Eurovizionit e duam të gjithë por na mbetet të presim shpalljen e fituesit të Festivalit të RTSH për të ditur këngëtarin/en që do na përfaqësojë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.