BLUETOOTH

Kush është këngëtari shqiptar më i dëgjuar në botë?

13:08 - 10.12.19 Gazeta Shqiptare

Spotify” është aplikacioni muzikor më i përdorur që është në dispozicion në shumë vende të Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara. Që në vitin 2008 ky aplikacion është kthyer në më të përdorurin nga artistët dhe dëgjuesit e muzikës. Në fund të çdo viti Spotify bën përmbledhjen se sa herë janë dëgjuar këngët e një artisti në të. Capital T është artisti shqiptar që çdo këngë e poston në këtë aplikacion e duket se përgjatë vitit 2019 ka pasur shumë sukses në të. Këngët e tij janë dëgjuar në 79 vende të botës, nga 1.5 milionë njerëz që kanë dëgjuar 22.8 milionë herë këngët. “Faleminderit krejtve,”-shkruan Capital përkrah fotos së postuar ndërkohë që na bën me dije se nuk ka mbaruar akoma për 2019 duke na lënë të kuptojmë se muzikë e re po vjen dhe se shifrat në këtë aplikacion do rriten.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE