Show-Bizz

Foto/ Bie miti “me Norën deri në vdekje”, Robert Berisha kapet duke u puthur me të dashurën në Prishtinë

12:33 - 11.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ndarjes publike të Robert Berishës me Nora Istrefit, dhe deklaratave të tij, të gjithë po shpresonin se do të kishte një rikthim. Këngëtari shqiptar nga Kosova, Robert Berisha nuk ka edhe shumë që është ndarë nga tashmë ish-gruaja e tij, Nora Istrefi me të cilën ka një vajzë. Pavarësisht kësaj, një darkë me këtë të fundit ka nxitur polemika të shumta rreth mundësisë së një ribashkimi.




Por disa fotografi që i ka siguruar “Review” hedhin poshtë mundësinë e një ribashkimi, pasi Berisha shihet të jetë i afërt me një vajzë identiteti i të cilës ende nuk dihet. Në foto mund të vërehet qartë afërsia e këngëtarit me vajzën misterioze, e cila nuk i ndahet për asnjë moment këtij të fundit. Fotografitë e siguruara janë shkrepur në një kafene në Prishtinë, e në njërën prej tyre Robert Berisha duket sikur po shkëmben puthje. Më parë, ishte raportuar edhe për një lidhje të mundshme mes Berishës dhe një modeleje shqiptare por që u mohua nga këngëtari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.