BOTA

Fshehu tre shqiptarë në bagazhin e makinës, britanikja arrestohet nga policia

18:50 - 11.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia britanike ka arrestuar një grua vendase, pasi u pikas se kishte futur tre shqiptarë në bagazhin e makinës. Ajo e kishte bërë këtë gjë, në këmbim të disa paundëve, për t’i kaluar shqiptarët si klandestinë në Britani.




Historia është e vjetër megjithëse tani është bërë publike nga mediat vendase. Kapja e saj është bërë rreth tre javë më parë dhe e arrestuara është Jackie Willis, 53 vjeç, nga Feltham, West London.

Ajo po përpiqej t’i transportonte tre emigrantët nga Calais, më pas në Dover me destinacion në Eurotunnel.

Avokatja e saj, Isabelle Pauwels thotë se Willis i ishin ofruar 3,000 paund nga secili shqiptar dhe shuma e majme e kishte tunduar.

“Te Sun” raporton se Willis ishte menaxher e lartë në firmë hotelierie dhe shkoi duke qarë në gjykatë, ku edhe u dënua për gjashtë muaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.