KULTURË

“GALERIA E PASIGURTË”/Nga Kristaq Rama tek Anri Sala, shtyhet ekspozita që përfshin breza e metoda

11:19 - 11.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Galeria Kombëtare e Arteve, si shumë ndërtesa në Tiranë, ka pësuar disa dëmtime dhe situata mbetet akoma e pasigurtë. Ekspozita ‘Tirana Patience’ nuk është hapur akoma”. Ka qenë kjo një pjesë e deklaratës së kuratorëve Nataša Iliæ dhe Adam Szymczyk që kanë kuruar ekspozitën që pritej të hapej me 27 nëntor, një ditë pas tërmetit që mori 51 jetë. Dy javë më pas, risjellin në vëmendje se në fund të nëntorit të këtij viti, ishin duke punuar me disa artistë pjesëmarrës dhe stafin e GKA-së. Vërejnë se pas tërmetit të orëve të para të ta 26 nëntorit, në solidaritet me familjet e viktimave, vendosën të shtynin hapjen e ekspozitës në një datë të mëvonshme. “Ekspozita do të hapet në momentin që Galeria Kombëtare e Arteve do të rinis aktivitetin e saj të rregullt si dhe nuk do të ketë ceremoni speciale që shënon hapjen e ekspozitës. Derisa të hapet, vetëm puna e Ibrahim Mahamës ‘Palace of Dreams’ mund të shihet, pasi mbulon të gjithë perimetrin e fasadës së ndërtesës. Një simpozium që do të adresojë ekspozitën dhe rrethanat e saj është programuar të zhvillohet në pranverën e 2020-ës”, thuhet në deklaratën e kuratorëve, teksa thërrasin për solidaritet dhe mbështetje. Përmes deklaratës ata bëjnë me dije edhe njëherë se mbulimi i GKA-së është pjesë e një instalacioni, duke sugjeruar njëherësh edhe një reagim mbi deklaratat për dëme të mëdha në godinën e artit në Shqipëri.




EKSPOZITA QË FSHEH
Nga Kristaq Rama, Adurrahim Buza, Dhimitër Mborja, Edison Gjergo e Guri Madhi te Anri Sala, Gentian Shkurti a Arnisa Zeqo. Disa bresa e disa metoda arti në një ekspozitë të madhe me 64 artistë shqiptarë e të huaj, jeta e të cilëve shtrihet në dy shekuj.

Bardhyl Dule, “Ndërtuesja “ 1971
Bardhyl Dule, “Ndërtuesja “ 1971

Për ekspozitën “Tirana Patience” kuratorët flasin si për një ngjarje kulturore që fsheh në vend që të tregojë veprat e saj dhe mishëron një kontradiktë: fjala “ekspozitë” rrjedh nga latinishtja exhibere (ose exhabere)—të nxjerrësh diçka në dritë dhe ta vësh në dispozicion për t’u parë. “Tirana Patience, ndryshe nga të tjerat, sjell si lëvizje të saj origjinale tërheqjen e përkohshme dhe jo shfaqjen e punimeve që kanë qenë të ekspozuara, duke ndryshuar konfigurimin, gjatë gjithë dekadës së fundit”, thuhet në tekstin e dy kuratorëve Nataša Iliæ dhe Adam Szymczyk. Njëherësh, vihet në dukej se veprat janë pjesë e koleksionit të gjerë që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve; nga veprat e artit Realist Socialist të prodhuar në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës nga viti 1946 deri në vitin 1985, dhe duke vazhduar edhe në fillim të viteve 1990. “Tirana Patience” sipas kuratorëve, u mundëson vizitorëve të ekspozitës krijimin e një lidhjeje më të ngushtë me disa vepra që janë trajtuar veçanërisht nga një numër pjesëmarrësish shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

 

Ibrahim Mahama “Palace of Dreams”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë 2019
Ibrahim Mahama “Palace of Dreams”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë 2019

Për ta, ky është hapi i dytë i projektit: artistë, kuratorë dhe studiues, të cilët i prezantojnë vetë punimet e tyre artistike ose shkëmbejnë njohuri dhe perceptime, duke adresuar vepra të veçanta arti brenda koleksionit të përhershëm dhe duke ia paraqitur ato vizitorëve, në mënyrë diskursive dhe performative. Çifti i kuratorëve, thotë se kontribuesit në “Tirana Patience” shqyrtojnë më nga afër këtë gjendje të “imagjinares së shoqërisë reale” – shoqërive tona, në Evropë dhe më gjerë – përmes veprave dhe prezantimeve të tyre. “Këto u prodhuan në periudhën pas revolucioneve sociale dhe politike në Evropën Lindore, Qendrore dhe Jugore, që shtruan rrugën e demokracisë, por edhe të modelit të saj shoqërues ekonomik neo-liberal që ri-dimensionoi thellësisht marrëdhëniet shoqërore. Ndërkohë, e kaluara traumatike mbeti pothuajse e paprekur, duke mos pasur mundësinë të shërohej dhe të pasqyrohej sa duhet, në realitetin dërrmues të përshpejtimit turbo-kapitalist dhe traumave të reja që ai shkakton, si tek individi ashtu edhe tek shoqëria. Shpresojmë që kjo ekspozitë të jetë lëvizja drejt një debati produktiv dhe të hapur që të mund të përfshijë sa më shumë pjesëmarrës për një periudhë më të gjatë kohe”, shënojnë Nataša Iliæ dhe Adam Szymczyk.

“Ne si kuratorë besojmë në rëndësinë e kohës dhe në hedhjen e një hapi pas, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i shohim gjërat rishtazi si një parakusht për ndryshim”, mbyllet deklarata e tyre.

“Tirana Patience” përfshin punë të koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve nga disa bresa e disa metoda arti.

 

NDËRHYRJE
PERFORMATIVE

Anri Sala
Anna Dauèíková
Arnisa Zeqo
Artur ¯mijeëski
Chto Delat
David Maljkoviæ
Doruntina Kastrati
Erëmirë Krasniqi
Gentian Shkurti
Ibrahim Mahama
Iman Issa
Johanna Meyer-Grohbrügge
Kristina Koljaka
Larion Lozovoy
Noit Banai
Olsi Lelaj
Sezgin Boynik
Thomas Logoreci

ARTISTËT
E EKSPOZUAR

Abdulla Cangonji
Abdurrahim Buza
Alush Shima
Andon Lakuriqi
Arben Basha
Aristotel Papa
Bajram Mata
Bardhyl Dule
Çlirim Ceka
Dashamir Myftari
Dhimitër Mborja
Edison Gjergo
Fatmir Haxhiu
Franc Ashiku
Fuat Dushku
Guri Madhi
Harrilla Dhimo
Hasan Çapari
Hasan Nallbani
Ismail Lulani
Isuf Sulovari
Jorgji Gjikopulli
Kristaq Rama
Llambi Blido
Lumturi Blloshmi
Mumtas Dhrami
Musa Qarri
Myrteza Fushekati
Nexhmedin Zajmi
Pandeli Lena
Pandi Mele
Petro Kokushta
Rafael Dembo
Sadik Kaceli
Sali Shijaku
Shaban Hysa
Skënder Lako
Skënder Kamberi
Skënder Milori
Sotir Capo
Spiro Kristo
Stavri Çati
Vasil Talo
Vilson Halimi
Vilson Kilica
Zef Shoshi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.