Show-Bizz

Nga çitjanet te pelerina, Rama nuk nguron të provokojë sërish

11:41 - 11.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të tërheqë vëmendjen edhe këtë herë me veshjen e tij. Ndërsa më parë na është shfaqur me “çitjane”, pantallona treçerekëshe apo atlete të bardha, dje është shfaqur i veshur me një pelerinë të zezë e të gjatë, por me krahë të shkurt. I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ai ka vizituar dje banorët e prekur nga tërmeti në Ndroq i veshur me një pelerinë.




Natyrisht që mes tyre nuk kanë munguar as batutat dhe sidomos mes kryeministrit dhe familjarëve. Madje Rama ka bërë humor edhe me faktin se të 7 familjarët e familjes që u bë shtëpi të re në Ndroq ishin të gjithë të shkurtër. “Shiko sa të mirë që janë të gjithë, janë të gjithë të vegjël”, – tha Rama teksa bëri edhe një fotografi me ta.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.