AKTUALITET

Pas kritikave të SHBA, qeveria tërhiqet nga rrjeti 5G, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me amerikanët

21:13 - 11.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga futja e teknologjisë 5G në vend. Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një memorandum bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të garantuar sigurinë e rrjetit 4G dhe 5G.




Një lëvizje e tillë vjen pas kritikave të njëpasnjëshme të ambasadës amerikane në vend, e cila u shpreh e shqetësuar mbi sigurinë e përdorimit të pajisjeve në Kinë, pas lajmit për futjen e 5G.

VKM e publikuar në faqen e kryeministrisë:

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.