Show-Bizz

“Pse nuk fitove ti, por ajo sorra?”, Fifi i jep përgjigjen epike ndjekësit

13:00 - 11.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fitorja e Eneda Tarifës në “Kënga Magjike 2019” nuk u kalua aspak pa u ndjerë. Që nga momenti i shpalljes, salla më së shumti brohoriste emrin e Filloreta Raçit, kjo e fundit renditur në vendin e dytë. Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmi se, Eneda Tarifa dhe Fifi kishin prishur marrëdhëniet pas mbarimit të festivalit, pasi dy këngëtaret nuk ndiqnin më njëra-tjetrën në llogaritë e tyre sociale në Instagram.




Pak çaste në parë, Fifi ka komunikuar nëpërmjet një Insta Live me ndjekësit e saj, ku njëri prej tyre i revoltuar i bën këtë pyetje: “Përse nuk fitove ti por ajo sorra”? të cilës Fifi i është përgjigjur menjëherë, siç nuk pritej: “Ajo sorra ka emër, e ka emrin Eneda Tarifa, ka pas një këngë shumë të bukur, po mos të më kishte pëlqyer nuk do i kisha dhënë 30 pikë. Jam shumë e lumtur që ka fituar Eneda dhe jo dikush tjetër”- është shprehur Fifi duke shtuar se ka pasur garë të fortë mes saj dhe Enedës pasi kjo e fundit është këngëtare me super vokal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.