Suzana Tahiri është 28-vjeçarja, e cila rreth një muaj më parë qëlloi me armë afër shtëpisë së hoxhës, Sead Bejta në Mitrovicë.
Suzana Tahiri, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe kishte pranuar veprat për të cilat ishte akuzuar, mirëpo sot, ajo gëzon lirinë. Tahiri ka folur për gazetën “Bota sot”, pas lirimit.
Ajo e konfirmon se tashmë është liruar nga paraburgimi. “Unë jam liruar nga paraburgimit. Rasti im ka qenë në Prokurorinë në veri. I falenderoj të gjithë për përkrahjen. Të gjithë popullin pa dallim feje. Unë për herë të parë në jetë jam prangosur. Kurrë në jetë nuk kam qenë e dënuar as për kundërvajtje por as për ndonjë vepër tjetër. Por, ja që kurrë nuk bën me thënë kurrë”, tha Tahiri.
Ajo ka treguar se, ka vuajtur dënimin 6 ditë në burgun e Lipjanit derisa është liruar një vend në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.Ajo tutje ka treguar se familja e saj dhe hoxha Sead Bejta janë në kontakt dhe pritet që ai ta falë Suzanën për veprën e saj.