AKTUALITET

Të ardhura nga veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuri me vlerë 543 mijë euro në Vlorë

09:30 - 11.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekuestrohen pasuri me vlerë 543 452 mijë euro në Vlorë, të cilat dyshohet së janë krijuar me të ardhura nga veprimtari kriminale të pastrimit të parave. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se këto pasuri i përkasin shtetasit me inicialet G.B.Në vijim të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri, konkretisht:




2 apartamente banimi në Vlorë; 2 llogari bankare si dhe 1 automjet Wolkswagen.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.