Aktualitet

Video/ Rama batuta me vogëlushen e familjes Greku: Sa e mirë që je. Përgjigja epike

10:29 - 11.12.19 gsh

Edi Rama ka vizituar ditën e djeshme familjen Greku, e cila humbi tre pjestarë në tërmetin e 26 nëntorit. Pasi i shprehu ngushëllimet familjarëve, kryeministri është shtruar në një bisedë me vajzën e vogël të shtëpisë. Mes të dyve nuk kanë munguar batutat, teksa vogëlushja i thoshte se e kishte parë në televizor.



Pjesë nga biseda

Vajza: Unë të njoh ty, të kam parë në televizor.

Edi Rama: Si dukem nga afër

Vajza: Gjyshi më thoshte çoje se dua të shikoj Edi Ramën, unë i thoja dua të shikoj kukullat.

Edi Rama: Mirë e kishe ti

Vajza: Ça të shikoja sportin e budalliqe

Edi Rama: Sa e mirë që je

Vajza: Goc mo…

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.