POLITIKË

Meta me ekipin izraelit: Jo vetëm që na ndihmuan, por edhe na mësuan

09:35 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme ekipin nga Izraeli, i cili vijon të verifikojë banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Me një shënim në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se  ekipi nga Izraeli ka dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë në këto ditë të vështira




Postimi i Metës:

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë. ”-shkruan Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.