AKTUALITET

 “Mua më kapi tek dera, gruaja doli. E dija që kishte vdekur”/ Rama tek shtëpia e Fatmir Gjanës që qëndroi 24 orë nën rrënoja

12:26 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen e Fatmir Gjanës në Durrës, që përjetuan tmerrin e tërmetit të 26 nëntorit, ku i ngushëlloi për humbjen e gruas së shtëpisë, Xhuljeta Gjanës, 60 vjeçe.




Fatmir Gjana qëndroi plot 24 orë nën rrënoja, por fati e deshi që të dilte i gjallë prej aty, ndërsa bashkëshortja e tij nuk ia doli dot. Ai tregoi se si arriti të nxirrej prej aty i gjallë, ku heroi i tij ishte zjarrfikësi vlonjat, Luan Kapaj, si dhe bisedën që zhvilloi me këtë të fundit, teksa ishte i rrethuar nga rrënojat.

Pjesë nga diskutimet mes Ramës dhe Fatmir Gjanës:

Rama: Ky është një hall që nuk zgjidhet, ta merr Zoti, nuk ke çfarë të bësh, por qarjen e hallit e kemi jo vetëm detyrë, por edhe lehtësim.

Fatmir Gjana: Na e lehtësuat, ajo ishte një fatkeqësi natyrore, unë mbijetova, ajo iku.

Rama: Kur është bërë ndërtesa?

Familjarja: Më 1989

Fatmir Gjana: Një falënderim të madh për atë që më nxori, ishte e jashtëzakonshme, e kam marrë në telefon.

Rama: Luani la pa fjalë edhe të huajt. Unë e ndoqa vetë një operacion te “Palma”, o Zot çfarë ankthi ishte ajo punë, u futën ata, u futën, por një lëvizje e gabuar … Ishte një hapësirë e vogël, futeshin trupat. Për fat të mirë ai djali kishte një zgavër aty. Të gjithë përflisnin Luanin. Ata të huajt thonin “s’ka”. Ai e kapërceu shkencën, edhe italiani më tha “atë që bëri ai, është jashtë çdo lloji teknik. Aty ishte bast”.

Gjana: I thashë ‘kujdes veten, se unë jam këtu’. Arriti të më hap një vrimë për ajër, unë s’e dija, por e kisha gjithë pallatin sipër meje. Isha i shtrirë, vetëm duart lëvizja dhe pak hapësirë për ajër. Kur erdhi aty i thashë “më hap vetëm një vrimë”. Nuk e di me çfarë e hapte, me thonj. Pastaj më tha “e sheh dritën?”. Unë i thashë “mos gërmo më”. Pastaj i thashë “do më nxjerrësh dot apo jo”. Nuk po fliste, ra tërmeti tjetër, ikën, mendova se nuk do të vinin më. Pastaj erdhi sërish, më kërkoi të rrotulloja pak kokën, por e kisha të pamundur. Më vonë, më liroi pak dhe më tha “më jep dorën, qenke me fat”. Ia dhashë dorën, më tërhoqi zvarrë dhe më nxori.

Rama: Mora Tanin unë, më tha “më lërë rehat, kemi njërin që po na ikën, nuk na dëgjon”.

Gjana: Ne ishim në krevat kur ra tërmeti, sa u ngrita unë, arrita deri te dera e dhomës dhe e pashë veten që mezi merrja frymë. Kurse gruaja ime u nis drejt e te dera e jashtme, aty pastaj mbaroi çdo gjë. Unë nuk dija asgjë, kur dola pyeta Luanin, por më tha që është nxjerrë një grua. Mua më kapi m’u te kuadrati i derës, kurse ajo doli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.