Sociale

U hodh nga kati i 3-të për t´i shpëtuar tërmetit/ Rama në banesën e re të Aurelit: Të hënën do të shkojmë bashkë në shkollë

18:11 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në shtëpinë e Aurelit, vogëlushit 7-vjeçar që arriti t´i shpëtojë tërmetit tragjik së 26 nëntorit duke u hedhur nga kati i tretë.




Gjatë bashkëbisedimit, Rama i premtoi vogëlushit se do të shkonin bashkë të hënën në shkollën e re.

“Të hënën do vij unë të të çoj në shkollë, s’ka vonesë në shkollë, do shkojmë në orar. Se u thua unë jam ai shoku i Ronaldos, s’ka kështu. Ne do takohemi bashkë në 7.00 dhe në 8 pa pesë do jemi te dera e shkollës. Mos kemi llafe se unë vij të zgjoj”, i tha Rama.

“Halli që u ra juve është një hall që nuk e zgjidh dot njeri, por këto tjerat do i zgjidhim bashkë”, iu drejtua më tej kryeministri familjarëve.

Ndërkaq, në murin e dhomës së Aurelit ishte instaluar portreti i Kristiano Ronaldos, të cilin vogëlushi e takoi pak ditë më parë.

Aureli dhe Alesio Cakoni , 10-vjeçari tjetër i cili u hodh nga kati i pestë, u surprizuan nga kryeministri në Romë, pasi takuan dy idhujt e tyre Ronaldo dhe Bufon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.