BLUETOOTH

Nostalgji për dashurinë e vjetër, Xhani Shqerra kërkon t’i rikthehet këngës?

13:35 - 14.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur flasim për Xhani Shqerrën, e lidhim atë me rolin e moderatorit të përkushtuar, ku e shohim gjithmonë te “BelMondo”. Por, ai është më shumë se kaq. 10 vite më  parë ai e ka nisur karrierën si këngëtar dhe pasi spikati për oratorinë, imazhin e kuruar dhe vlerësimin ndaj ekranit, shumë shpejt emri i Xhanit do të lidhej ngushtë me moderimin. Ndonëse simpatiku i ekranit është shkëputur nga muzika prej vitesh, duket se pasioni për këngën ‘fle’ ende tek ai, ndaj nuk do të qe aspak çudi nëse në radhët e këngëtarëve të momentit të rrijë dhe emri i Xhani Shqerrës.




Në “Instastory”-n e tij, moderatori ka postuar video, në të cilat shihet teksa ndodhet në timon dhe “shoqëron” Ardit Gjebrean në radio. Sigurisht këtë veprim mund ta bëjmë të gjithë, teksa ndodhemi në makinë e në radio luhet kënga jonë e preferuar, ashtu si Xhani edhe ne mund të këndojmë, ama ndryshe nga Xhani ne, (ose të paktën unë), nuk jemi (jam) aspak të (e) intonuar. Nuk e dimë ç’plane ka Xhani për karrierën e tij si këngëtar, por që tani po e imagjinojmë në një klip veror, rrethuar me vajza, të cilat kërkojnë vëmendjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.