Kryesore

Rama: Opozita ka nisur luftën e baltës, Basha ineksistent pas tërmetit

18:45 - 14.12.19 gsh

Nëpërmjet një lidhje live në Facebook, Rama ka thënë ditën e sotme se brenda 2020 të gjithë të prekurit nga tërmeti do të jenë në shtëpitë e reja. Duke i falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, kryeministri u shpreh se opozita ka nisur një luftë balte, e shumë shpejt flamuri e kësaj lufte do e marrë Lulzim Basha



Fjala e Ramës

Edhe pse e mira nuka fund e me siguri ka patur edhe plot të meta në këtë rrugë për të kapërcyer një mal me halle që duheshin rregulluar me shpejtësi. Kemi sistemuar me mijëra njerëz në hotele me 5 yje dhe shtëpi me qera. Kemi sistemuar me çadra në zonën e fshatit nga ata s’duan të lëvizin. Kemi nisur punën me rindërtimin në bashkëpunim me organizatat me Elvisin, me Arbrin me Marinin. Për ndërhyrjen në Thumanë apo në Kavajë dhe në Lezhë. Kemi mobilizuar komunitetit ndërkombëtar me një listë donatorësh. Do të mbajmë një konferencë me donatorët në fund të Janarit apo fillim të Shkurtit, pasi të dalë raporti final për dëmet që po përgatitet.

Nuk do të jetë e jetë ti bëjmë gjërat mirë e shpejt që brenda vitit 2020 askush mos të mbetet pa prespektivën e qartë dhe konkrete. Qëllimi im është që brenda vitit 2020 ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpi të re. Ndërsa brenda qershorit të vitit 2020 të gjithë banorët që kanë humbur shtëpitë të jenë në shtëpi të re. Vazhdojnë hetimet e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë për të dokumentuar përgjegjësit për demët e shkaktuara si pasojë e abuzimeve në ndërtim. Sot janë kryer arrestimet e para. Mos dëgjoni ato që gamgamosin përnatë në tendat mediatike që thonë pse nuk ka arrestime. Një merak dua ta ndaj me ju, arsye pse po ju shqetësoj. Opozita ka qenë thuajse inekzistene, përjashto daljet rutinë të Lulzim Bashës që e përshëndes për një vetëpërmbajtje ku u përpoq mos të bëhej i tepërt me fjalorin e rëndë. Nuk mund të rri pa përmendur edhe refuzimin e tryezës së përbashkët për njerëzit.

Ka nisur një luftë të egër të hedhjes së baltës. Me gënjeshtra, mashtrime apo edhe me gjysmë të vërtetat. Kjo është puna e tyre dhe e Lulzim Bashës që do e marrë shpejt flamurin e asaj lufte. Unë s’do të merrem me ta dhe njerëzit rreth meje sdo merren me ta. Unë dhe njerëzit duhet të merreni me sfidën e jashtëzakoshme që na ka vënë përpara Zoti dhe natyra duke na goditur të gjithëve. Duke na dhënë një mundësi të jashtëzakonshme që të ringrihemi përtej politikë edhe përtej vetvetes, duke dhënë maksimumin për ata fatkeq që u dëmtuar më shumë sesa gjithë ne të tjerët. Do të bëj çmos që transparenca të jetë maksimale dhe këtu besoj se do tja dalim edhe fal Komitetit Kombtar të Rindërtimit pa dallim bindjesh.

Për çdo akuzë që u abuzua apo u vodh do kërkoj verifikimin ndaj çdokujt. Nëse ka vërtet do të merren masa që çdo abuzues të shporret dhe të përfundojnë në duart e drejtësisë. Mos prisni nga unë apo nga ne përgënjeshtrim e asaj që do të nxjerrë balta e përditshme.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE