Kronikë

Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë

16:26 - 15.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit. Një mjet tip “Benz” ka marrë përpara një biçikletë.




Raportohet se drejtuesi i biçikletës rreth moshës 50 vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 35-vjeçarin nga Tirana me iniciale R.A.

Njoftimi i policisë:           

Më datë 15.12.2019, në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi R.A, 35 vjeç, banues në Laprakë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur shtetasin B.Xh, banues në fshatin Vërdovë, i cili lëvizte në rrugë me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ndërsa shtetasi B.Xh, u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.