Kronikë

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 53-vjeçari shqiptar

11:11 - 15.12.19 gsh

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Moncalvo ku dy automjete, një “Audi” dhe një “Punto”, janë përplasur me njëra-tjetrën në një zonë të quajtur Valle San Giovanni.



Për pasojë humbi jetën shtetasi shqiptar Telo Kurti, 53 vjeç, i cili po udhëtonte me një makinë “Fiat Punto”.

Sipas policisë një prej makinave, ajo që vinte nga Casale po kthehej në kryqëzim, kur u përplas nga mjeti tjetër. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Kurti ishte rezident në rrugën “Mazza” në Ottiglio dhe punonte si murator. Ai njihej nga të gjithë në zonë. Mediat italiane shkruajnë se ai la pas bashkëshorten Ismete dhe fëmijët Fatima dhe Andi, 27 vjeç, që javën e shkuar kishte marrë nënshtetësinë italiane.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE