AKTUALITET

U pezullua nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj te ‘Ekonomia’: Injoroj akuzat politike, neodiktatura rrezik i madh

11:05 - 16.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogu dhe specialisti i ekonomisë, Arben Malaj,  pas pezullimit nga detyra si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, u paraqit sot në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa tha se akuzat e deputetëve të ngritura në adresë të tij nuk qëndrojnë. Pezullimin nga Banka e Shqipërisë,  Arben Malaj  e quajti vendim “sulltanor” të aplikuar nga kryeministri Edi Rama. A theksoi se ka shërbyer me dinjitet dhe kjo e bën të ndihet krenar para opinionit publik shqiptar.Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se beteja e tij nuk mbaron këtu, por do të kërkojë të drejtën  deri në Gjykatën e Strasburgut.




“Neodiktaurat janë një rrezik i madh dhe ato po shfaqen në vendet ish-komunist.  Në provojat e mia politike kam besuar dhe kam aplikuar faktin se transparenca është aleati më i madh i demokracisë, ndërsa ndarja e pushtetit është kolona strukturore.Gjatë 28 viteve gjatë ballafaqimit publik, i kam shërbyer publikut me integritet maksimal dhe akuzat tuaja  janë të thjeshta për t’u hedhur poshtë. Kontributi im më bën krenar.Na atë copë letër thoni se i gjithë bordi nuk është aktiv sa i takon  rritjes së kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë. Unë nuk dua që të paralizohet bordi. I injoroj akuzat politike”-tha mes tjerash Malaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.