Kryesore

Video/ Incident me Mogherinin, të rinjtë i dalin përpara, ndërhyn Garda!

18:12 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shefja e diplomacisë së BE u përball sonte me një të papritur teksa disa të rinj i dolën përpara asaj me parrulla në mbështetje të zgjedhje të lira. Kur Federica Mogherini po linte ambientet e Universitetit të Tiranës, disa të rinj erdhën pranë saj duke mbajtur në duar një beze të bardhë mbi të cilën shkruhej: “We want free and fair elections” – “Duam zgjedhje të lira e të ndershme”.

Të rinjtë janë bllokuar menjëherë nga Garda e Republikës, ndërsa vetë Mogherini kë nxituar për t’u futur në makinën e kolonës që e shoqëronte.

Ndërkaq, po sot, protestuesit e çadrës së PD-së kanë hedhur disa tymuese në oborrin para kryeministrisë. Tymi bardheblu duket se nuk shkakoi tek forcat e policisë që ruajnë godinën dhe gjithçka është marrë me sportivitet.

Sonte, shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini do të takohet me Edi Ramën tek kryeministria. Tek hoteli ngjitur është fiksuar në orën 19:45 takimi me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Më poshtë, momenti kur ndërhyn Garda e Republikës…

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.