Kryesore

Rrëfimi i policit: Atentatorit të bandës së Lushnjes i plasi eksplozivi në dorë

20:00 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kujtimet e ish-oficerit të policisë, Bujar Hoxha për aktivitetin e bandës së Lushnjes janë të mbushura me histori të dhunshme dhe detaje makabre të krimeve të tyre. Të gjitha informacionet se si funksiononte kjo bandë që drejtohej nga Aldo Bare, Bujar Hoxha i ka përmbledhur në librin me titull “Krimi dhe antikrimi, historia e bandave kriminale.”.

Pasi publikuam 3 pjesët e para për vrasjen e Tur Dajës dhe ‘killerin’ 14-vjeçar “Çibuku”, sot po sjellim në GSH.al rastet kur banda ka “shtrirë aktivitetin” pa ju dridhur dora, edhe mbi efektivët e policisë.

Rrëfimi i Bujar Hoxhës është i veçantë sepse zyrtarët e policisë nuk flasin shpesh për detajet e punës së tyre në publik. Përpos kronologjisë së ngjarjeve, Hoxha ngre pyetjen interesante se si ka mundësi që një grupim kriminal arriti të veprojë për 10 vjet pa u prekur nga shteti. Ishte pafuqi e autoriteteve apo implikim i strukturave të policisë? Kjo pyetje ndoshta do të mbetet përgjithmonë pa përgjigje.

Më poshtë, rrëfimi i shefit të policisë, Bujar Hoxha për ekzekutimet e njëpasnjëshme që nga Klenti Bano e tek zbulimi i minës me sahat në stadiumin e qytetit.

(pjesa e katërt)

 

HAKMARRJA  NDAJ OFICEREVE TE POLICISE

Gjatë ndjekjes se kësaj bande kriminale, disa ditë para arrestimit të tyre të parë (flitet për muajin tetor 1998), një specialist i krimeve i ngarkuar për të siguruar prova ligjore, ndalohet para Komisariatit të policisë dhe në prani të shokëve të tyre rrihet barbarisht nga i gjithë grupi kriminal. Askush nga kolegët e tij nuk merrte guximin të ndërhynte dhe ta mbronin nga ky poshtërim. Nuk mjaftohen me kaq. E tërheqin zvarrë dhe me një makinë të rastit e detyrojnë të udhëtojë për në qytetin e lindjes, për të mos u kthyer më kurrë në Lushnje. Goditjet kriminale ndaj oficerëve të policisë, u bënë ritual i zakonshëm per “Bandën e Lushnjes”. Vendimet hakmarrëse do të tentoheshin për t’u zbatuar edhe në vitin 2005, ndaj një specialisti të mirënjohur nga kriminelët, me banim në Tiranë.

Për realizimin e planit të ekzekutimit, do të viheshin në lëvizje njerëzit më të besuar të bandës, të njohur dhe evidentuar nga policia. Njëri prej tyre, ishte pikërisht Enver Rabia, personi i plagosur në ngjarjen e parë, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, Bardhi Rabia si dhe vëllai i Aldo Bares, Ramadan Shkurti. E.Rabia pas ngjarjes, për të fshehur gjurmët e krimit dhe i porositur nga shefat e tij, do të linte qytetin e lindjes, Lushnje dhe do të sistemohej me gjëndje civile në një lagje të qytetit Fier. Mbas një viti do të ndryshonte vendbanim, do të legalizohej në qytetin e Rubikut dhe njëherësh do të martohej me një vajzë të këtij qyteti. Më pas do merrte emrin e ndryshuar zyrtar Luan Xhukollari dhe bashkë me familjen e krijuar do të vendosej në Greqi. Do kalonte disa vite ilegalisht dhe në muajin shkurt 2005, i thirrur nga “shefat”, vjen në Tiranë dhe takohet me disa persona të identifikuar nga policia si lidhje të grupit kriminal “Banda e Lushnjes”.

Nëpërmjet killerit të njohur me pseudonimin “Çibuku” merr eksplozivin e përgatitur dhe në orët e para të mëngjezit, në lagjen “Don Bosko”, në shesh pushimin e apartamentit ku mendohej se banonte oficeri i policisë, në dorë i plas sasia e eksplozivit duke e lënë të vdekur në vend.

Nuk do zgjatemi më tepër për ngjarjen. E citojmë për të treguar specifikën e kësaj bande, e cila edhe mbas shtatë vjetësh kërkonte të hakmerrej ndaj oficerëve të policisë që sipas tyre kishin ndikuar për arrestimin nga organet e drejtësisë. Nga ana tjetër, të kuptojmë organizimin perfekt për realizimin e aktit kriminal të dështuar “rastësisht”. Alibia e ndërtuar tregonte përsosmëri në planifikim. Do të thotë se edhe po të zbulohej si ngjarje, autori do të nxirrte alibinë e përgatitur dhe do te ishte gati e pamundur të akuzohej për një krim të tillë.

Dështimi i planit ndaj oficerit të policisë nuk do të ndalej. Këtë radhë, për realizimin e tij, do të ngarkoheshin njerëz të tjerë. Pikërisht, në muajin gusht 2005 autorët e paguar do të

vendosnin eksploziv me telekomandë poshtë makinës së tij, por që nuk arriti të shpërthejë. Fati e deshi që eksplozivi të zbulohej rastësisht në një pikë servisi. Elektroauti, duke e ngritur makinën në krik, do të prekte një aparat celulari, por nuk kishte menduar se do të rezultonte armë vrastare.

 

Pjesën e tretë të rrëfimit të Bujar Hoxhës për minimin e stadiumit të Lushnjes mund ta lexoni KETU.

(Libri libri u botua fillimisht në “Gazetën Shqiptare” në 22 gusht 2008).

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.