Kryesore

Petrit Vasili, SMS të vetëve: Mjaft më me “Ilir Meta kryeministër”

11:33 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Petrit Vasili, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim iu ka shpërndarë sot të gjithë ministrave dhe deputetëve të kësaj partie një direktivë, thelbi i së cilës është heqja dorë nga deklaratat e tipit “Meta President” apo “Meta Kryeministër”, raporton “Balkanweb”.

Ky urdhër i ri, që ka dhënë sot numri dy i LSI-së vjen 24 orë pasi dy ministra të kësaj partie, Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti e shprehën hapur në publik dëshirën e tyre që Ilir Meta të jetë kryeministër i vendit.

Vlen të theksohet gjithashtu se me anë të kësaj direktive, LSI duket se po kërkon të zbusë disi tonet brenda koalicionit qeverisës me PS-në dhe kryeministrin Rama, që thirrjet “Meta kryeministër” i kanë vlerësuar si provokim në prag të zgjedhjeve nga ana e aleatit të tyre kryesor.

2 ministra Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti kërkuan që Ilir Meta të zgjidhet kryeministër i vendit. Për më shumë, lexoni KETU.

Ndërkohë, për 4 ministrat e rinj ka reaguar sot edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. “E shkuara s’mund të drejtojë të ardhmen”, thotë Manjani.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.