Kryesore

Intervista për “GSH” në 2015 e Tefik Zhurdës, mjekut anestezist në operacionin e 16-vjeçares Blerta Pepa

17:00 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tefik Zhurda nuk është një mjek pa eksperiencë. Ai është Doktor Shkencash dhe është aktualisht shefi i shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në Spitalin Ushtarak. Në vitin 2015 spitali i Traumës kaloi nga varësia e ministrisë së Shëndetësisë në varësi të ministrisë së Mbrojtjes. Tefik Zhurda dha opinionin e tij për “Gazetën Shqiptare” në një intervistë të shkurtër. Zhurda ishte kundër vendimit të qeverisë.

Mjeku anestezist, Tefik Zhurda 53-vjeç, i cili asistoi në operacionin e 16-vjeçares, Blerta Pepa, ku humbi jetën jetën, në spitalin privat “Continental”, menjëherë pas kësaj ngjarje ka tentuar vetëvrasjen me overdozë medikamentesh.

 

Ola MITRE

 

SHEFI I SHËRBIMIT TË ANESTEZI-REANIMACIONIT, DOKTOR I SHKENCAVE, TEFIK ZHURDA
Jemi mbledhur të gjithë dhe është një shqetësim absolut për të gjithë ne sepse nuk e kishim menduar kurrë që do të kalonim sërish nga një strukturë civile, në strukturë ushtarake.

Që në momentin kur u bë kalimi, ne ndjemë një ndryshim të shërbimit dhe një përmirësim të spitalit, ndaj mendojmë se ky është një kthim mbrapa. Ne s’kemi asgjë me ushtrinë, mendojmë se ushtria i shërben atdheut, por shohim nga përvoja mbi 20-vjeçare që nuk na plotëson dot të gjitha ato kërkesa dhe probleme që ka ky spital. Unë mendoj që zgjidhja më e mirë është të varemi nga ana administrative dhe financiare nga Ministria e Shëndetësisë sepse ka burime më të mira dhe fleksibilitet më të mirë.

Po ashtu, ajo që ne na ka shqetësuar më shumë është fakti se ne kemi filluar të kërkojmë që nga ana akademike, spitali të shkojë drejt krijimit të Departamenteve të Trumës sepse trauma si kudo në botë edhe në Shqipëri është bërë një problem, jo vetëm social, por edhe ekonomik e financiar, të cilat duke u varur nga Ministria e Shëndetësisë u gjendet një zgjidhje adekuate.
Në rast se nuk merren parasysh kërkesat tuaja, a keni menduar se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm pas letrës së dërguar kryeministrit Rama? Do të shkoni deri te protestat?
Ne ende po bëjmë përpjekje maksimale dhe shpresojmë që të kalojë përsëri në statusin që kemi qenë, ndërsa në të kundërt do të mendojmë për hapa të tjerë. Ne do t’ia propozojmë qeverisë të gjitha opsionet tona dhe kemi shpresë se do të na dëgjojë, që edhe ata të jenë në një mendim me ne për t’u kthyer përsëri atje ku kemi qenë.

Pastaj do t’i shikojmë të gjitha etapat që na lejon ligji sepse ne jemi mjekësi dhe s’mund të lemë pacientin pa i dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, kemi dhe ne hapat tanë që do t’i diskutojmë bashkërisht me gjithë stafet, për t’u bërë më e mira.

GSH.al

 

Lexoni KETU: Tentoi vetëvrasjen me overdozë ilaçesh, kush është mjeku që i injektoi anastezinë 16-vjeçares Pepa

Për të mësuar ç’deklaruan mjekët në polici, lexoni KETU.

Për të mësuar kush ishte 16-vjeçarja Blerta Pepa, lexoni KETU.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.