AKTUALITET

Revanshi i Majlinda Bregut kundër Bashës: Dili për zot dorëheqjes Lul!

22:34 - 27.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Akuzat kundër Lulzim Bashës këtë natë vijnë nga të gjitha anët. Pas Genc Rulit, Jozefina Topallit dhe dhjetëra zyrtarëve të tjerë të PD, vjen reagimi i Majlinda Bregut që i kërkon Lulzim Bashës të gjejë kurajon dhe t’i dalë për zot dorëheqjes sot. Për këtë, Bregu kujton dhe akuzat që iu bënë si mëkatare në PD.

“Folen Shqiptaret me 25 Qershor!

Demokratet thirren edhe me fort me mungesen e tyre!  190 mije  vota minus!

Lulzim Basha belbezoi zemekur “ngrirjen” e tij duke ua lene fajin te tjereve!

E para, “Ngrirja” nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!

Lulzim Basha i doli per Zot listes dhe vendimeve te tij!

I doli per Zot standartit te zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave ne Qeveri!

I doli per Zot kontrollit e drejtimit te nderrmarrjeve me buxhet financiar per “te mbyllur” rubinetin e perdorimit te parave publike ne fushate!

I doli per Zot projektit te tij te Republikes se Re me premtimin se do ishte KM i saj!       

I doli per Zot mitingjeve dhe nje fushate pa shpirt, pa fryme duke e quajtur me te miren e me masiven qe kishte pare PD!

Ai Njesh-i , ne Isha-t!

Ai I dlire, ne mekatare!

Sot duhet t’ i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD!

Si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!

Por prej sot,duhet t’i dale per Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil per kurthe e armiq klase!

Give me a break Lul! In defeat, defiance!

Ne humbje, mosbindje!

Nuk perpjestohet humbja! 

A do gjesh ndonje dite kurajo t’i thuash vetes te verteta para pasqyres?”

 

Sot pati 2 grupime te ndryshme qe bene peticione kunder Bashes. Per te lexuar, peticionin e grupit me 19 anetare kryesie dhe keshilli kombetar ku jane Jamarber Malltezi, Tomorr Alizoti, Avernir Peka etj, klikoni KETU.

Per te lexuar, peticionin e grupit me 74 personalitete ku jane Ruli, Bode, Patozi, Bregu, klikoni KETU.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Une gjithmone e kame shprehur mendimin tim pro Znj.Bregu qe Ajo ta merre drejtimin e PD ne Shqiperi , edhe kure ajo bente fushate ne Tirane ne perkrahje te z.Basha neper lagjet e Tiranes , edhe kure z.Basha e morri drejtimin e PD nga lideri i saje z.Berisha sepse , nga ketu , ne Kosove shofim se z.Basha ishte lidershipi i sforcuar dhe kjo , vetevehtiu krijonte nji gare jo te barabarte edhe ndaje te ndjerit Olldashi sepse , mendoje se po ate kohe te akordohej nji gare e barabarte dhe transparente ne PD , znj.Bregu bindeshem do te kishte fituar postin e te pares se PD dhe me 25 qershor , bindeshem do ta kishte mundur PS e z.Rama te raskapitur dhe gjysem te dorzuar, ose thjeshte , para kapitullimit. Fjalen e kame per momentin politik dhe, avantazhet e padukeshme qe i ka nji person ne ate moment politik te cilat , nji lidership me eksperience si z.Berisha ( sepse eksperienca krijohet nga deshtimet ) ishte i obliguar ti ” lexoje ” e jo te bie nen ndikimin e emocioneve kurse gjykimin logjik ta le ne harrese.Aqe me teper , qe ne ketu ne Kosove shifnim autoritetin qe kishte Znj.Bregu dhe perkrahjen qe gezonte ne paraqitjet e saje ne komisionit europian por, edhe respektin nga frika qe kishin kundershtaret e PD ne Shqiperi te cilet leshuan nji feshame lehtesuese kure u be shpallja e z.Basha per drejtues te PD sepse , qyshe ne zgjedhjen e tij , z.Rama nuk shifte ndonji rezik potencial nga z.Basha sikur u kanosej reziku po te kishte kandiduar dhe zgjedhur Kryetare PD Znj.Bregu…
    Edhpse ne Kosove ka nji perkrahje te gjere për PD tani , mbasi qerrja u thye , s do mende se rruge do te gjinden sa te duash , dhe kjo nuk eshte edhe ndonji humbje e madhe por , ikja dhe keqemenagjimi i kohes e cila eshte e pameshireshme dhe kure nuk e trajton si duhet, te kthehet ne armike nr.1 , koha nuk kompenzohet dhe koha ne kete moment paraqet humbjen me te madhe per PD , Shqiperine pot, pse jo , edhe Kosoven andaj , mose humbisni kohe dhe votojeni znj.Majlinda Bregu per lidedhip te PD ne Shqiperi …!

    Përgjigju ↓