Kryesore

Përmirësohet gjendja shëndetësore, Tinka Kurti del nga spitali

16:18 - 27.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e njohur Tinka Kurti ka dalë nga spitali pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.  Gazetarja Fatmira Nikolli konfirmon për Gazetën Shqiptare se Artistja e Popullit e ka kaluar situatën e vështirë pas katër ditësh nën monitorimin e mjekëve.




Ajo qe shtruar me urgjencë të martën me 23 janar, për shkak të një infeksioni pulmonar. Pas katër ditësh e shtruar, ajo ka lënë sot spitalin dhe është kthyer në shtëpi.

Spitali Amerikan pati marrë përsipër kurimin e saj. Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës në data 30, 31 janar dhe , 2 dhe 3 shkurt.

Pas shtrimit të saj në spital Teatri i Operës i tha “Gazetës Shqiptare” se pjesa me Tinkën ishte një material audiovizual i regjistruar dhe do të shfaqej në një projektor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.