Intervista

Ekskluzive/ Fleckenstein: Këtë vit hapen negociatat! Për Tahirin, vendos gjykata

18:59 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enkel Xhangoli-Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka folur për Gazetën Shqiptare një ditë pas prezantimit të strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Eurodeputeti shprehet, se Shqipëria ka bërë hapa para për sa i përket integrimit europian dhe kjo gjë mund të kurorëzohet më hapjen negociatave këtë vit.




I pyetur për protestën e opozitës dhe akuzat e saj për korrupsion në drejtim të qeverisë Rama, Fleckenstein shprehet se protestat janë demokratike dhe për sa kohë ato nuk pengojnë procese ligjore dhe integruese të vendit nuk ndikojnë në çeljen e negociatave.

Gjithashtu, ai shprehet se akuzat e opozitës ndaj kabinetit Rama nuk është ndonjë mesazh i ri, pasi të tilla akuza ka pasur për një kohë të gjatë.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, foli dhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, sipas tij, ky sistem është futur në një fazë transformimi dhe me implementimin e reformës në drejtës ajo do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar duke krijuar struktura të forta për hapjen e negociatave për në BE.

Ai u pyet dhe për diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë për “çështjen Çame” dhe deklaratën e ashpër të presidentit grek ndaj shqiptarëve.

Fleckenstein tha, se debate midis fqinjëve nuk janë produktive dhe se duhet të gjendet zgjidhje për çdo shtet që kërkon të bëhet pjesë e BE, ndër të tjera ai shtoi se deri më tani diskutimet mes dy vendeve ka në filluar dhe do të finalizohen me marrëveshje të përbashkëta frytdhënëse.

Në intervistë ekskluzive për Gazetën Shqiptare, ai u pyet edhe për akuzat për trafik droge ndaj ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ai u shpreh se kjo çështje i takon drejtësisë dhe gjyqtareve për ta vlerësuar, por nuk e ngadalëson hovin e Shqipërisë për hapjen sa më të shpejtë të negociatave.

“Për të problemi më i madh në Shqipëri është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili vërtetë mund ta cënojnë çeljen e negociatave”.

Duke krahasuar me vendet e tjera të rajonit, eurodeputeti tha se tashmë dy shtete të rajonit janë gati për në BE, ndërsa Shqipëria apo vendet e tjera duhet të shikohen se si do të ecin me implementimin e reformave.

Intervista

Z. Fleckenstein, vetëm dy javë më parë, ishte një protestë e opozitës që akuzoi qeverinë e Ramës për korrupsion. A mendoni se këto protesta i shërbejnë vendit dhe si ndikojnë ato në negociatat me Bashkimin Evropian?

Mendoj se protestat në një vend demokratik protestat janë normale dhe për aq kohë sa ato nuk dëmtojnë proceset të rëndësishme ligjore të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në integrimin e vendit ato nuk kanë ndikim në hapjen e negociatave. Për sa i përket akuzave për korrupsion nga ana e opozitës, do të thoja që ky nuk është një mesazh i ri që jep opozita.

Si e vlerësoni sistemin e drejtësisë në Shqipëri?

Sistemi në drejtësi është futur në një fazë transformimi dhe mendoj që me implementim e reformës në drejtësi ajo do të luftojë ashpër korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, gjithashtu të pastrohet dhe nga gjykatës të korruptuar. Kjo gjë do të përshpejtojë më tepër bashkimin e Shqipërisë në familjen europiane. Duhet thënë që bashkëpunimi midis institucioneve duhet të jetë i ngushtë dhe i drejtë.

Presidenti grek u shpreh disa ditë më parë që shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm kur flasin për çështjen çame. Çfarë mendoni për gjuhën e ashpër të Presidentit grek mbi shqiptarët, mendoni se kjo deklaratë po dëmton marrëdhëniet midis dy vendeve?

Besoj se gjuha e ashpër mes dy vendeve nuk i shërben askujt, por mesa di unë Greqia dhe Shqipëria kanë nisur diskutimet dhe me shumë mundësi do të arrihen marrëveshje fryt dhënëse për të dyja palët. Theksoj se çdo vend që aspiron BE nuk duhet të ketë konflikte me shtete të tjera.

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, si ka ndikuar në procesin e hapjes së negociatave?

Kjo çështje besoj se i përket drejtësisë për ta vlerësuar, por mund të them që nuk ka ndikuar në negociatat e Shqipërisë për në BE. Kaq mund të komentoj.

Kush është problemi më i madh për Shqipërinë, i cili e pengon bashkimin me shtetet e tjera te evropiane?

Besoj se problemi më i madh në Shqipëri, por dhe në shumë vende në rajon, është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit. Këta janë faktorë të cilët mund të kërcënojnë çeljen e negociatave.

Nëse e krahasojmë atë me vendet e tjera të rajonit, ku do të renditet Shqipëria për fazën e hapjes së negociatave?

Dy vende të rajonit janë shumë afër hapjes së negociatave, por nuk mund të them se ku do të renditej Shqipëria pasi gjithçka varet se si një vend implementon reformat, duke hedhur hapa të mëdha për në BE. Pra, çdo gjë mund të ndryshojë qoftë dhe për një kohë të shkurtër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.