AKTUALITET

Torturat ndaj një të mituri/ 29-vjecari në facebook: E vara qenin se ma kishte sjellë në majë të hundës

13:08 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

B.M. nga një fshati Dragostun i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjecari, Fati Methasa.




Denoncimi ka mbërritur për Gazetën Shqiptare nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh.

Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

 

Fati Methasa
Fati Methasa

 

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.

Postimi në Facebook
Postimi në Facebook

 

Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai.

Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”. O.K/ Gazeta Shqiptare

Komentet në Facebook
Komentet në Facebook

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.