AKTUALITET

I mituri i varur në pemë, ndalohen 3 persona. Shokon babai: Ishte shaka, kam qenë…

09:37 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi i bërë një ditë më parë nga Gazeta Shqiptare kur xhaxhai dhe prindërit dhunonin një vogëlush në mënyrë barbare, duket se nuk kanë rënë në vesh të shurdhër.




Vetëm një ditë pas publikimit të fotos që të rrëqethte mishin në Gazeta Shqiptare, ku shfaqet fëmija i varur në pemë, Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se kanë ndalur 3 persona nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar.

Nga sa mësohet, në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. Madje, ai ka pohuar se ka qenë i pranishëm.

Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.