AKTUALITET

Foto/“Mafia e pronave”, si i shpëtoi biznesmeni arrestimit. Operacioni u dekonspirua

13:26 - 21.02.18 Dorjana Bezat
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai e nuhati që diçka nuk po shkonte mirë. Më saktë burime për Gazetën Shqiptare kanë thënë se operacioni i koduar “Ranishtja 2”, ku u arrestuan disa persona në lidhje me tjetërsimin e pronave në bregdet u dekonspirua.




Idlir Karkini
Idlir Karkini

Biznesmeni Idlir Karkini dyshohet se është njoftuar para se të zhvillohej operacioni i policisë. Gazeta Shqiptare mëson se ai është larguar nga Shqipëria në datën 11 shkurt nga Rinasi.

9 ditë më vonë do të zhvillohej operacioni me disa të ndaluar, e ndërsa mes të dyshuarve është edhe kryebashkiaku i Rogozhinës, të cilit i është bllokuar pasaporta.

Biznesmeni i njohur akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Idlir Karkini prej vitesh është përfolur nga politika për përfshirje në afera korruptive, ndërsa ai prej kohësh ka vazhduar punën i qetë.

Kompania ku ai ka qenë përfaqësues për herë të fundit është përmendur në lidhje me mirëmbajtja e rrjetit dixhital të RTSH-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.