AKTUALITET

Zbardhet skema/ Ja si vidheshin tokat në bregdet dhe roli i biznesmenit

13:48 - 21.02.18 Dorjana Bezat
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Falsifikimet e dokumenteve të pronave në Kavajë dyshohet se kanë nisur vite më parë, ku komisionet e Aktit të Marrjes së Pronave janë lënë të bardha, pa u shënuar asgjë.




Më pas këto fletë të bardha, por me vula u janë shitur disa personave. Pikërisht këtë gjë ka bërë biznesmeni Karkini, i shpallur në kërkim.

Pasi plotësoheshin AMT (Akti i Marrjes së Tokës), vendoseshin koordinatat të gjera, përfshirë pronat publike duke marrë në pronësi edhe toka jo bujqësore.

Më pas takat kaloheshin në emër të personave që ishin në emigrim dhe falsifikoheshin firmat sikur ketë persona që janë jashtë shtetit  i kishin shitur këto toka.

Në disa raste, tokat janë kaluar në pronësi të fshatarëve dhe më pas këtyre u propozohej që ta shinin tokën duke u dhënë para, shumë herë më pak nga vlera reale.

Kjo skemë ka funksionuar në bashkëpunim me Hipotekën dhe Këshillin e Qarkut, institucionet që bëjnë verifikime e dokumenteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.