Kryesore

Del projekti / Kastriot Çipi: Teatri Kombëtar humbet gjysmën e truallit, Ndrenika do pendohet

11:00 - 23.02.18 Fatmira Nikolli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Publikimi i dy imazheve nga projekti për Teatrin e ri Kombëtar ka rindezur edhe njëherë debatin e artistëve. Kastriot Çipi, kryetar i sindikatës së tyre, thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se me projektin e ri, Teatri Kombëtar ka humbur gjysmën e truallit. Sipas Çipit, Robert Ndrenika dhe cilido aktor tjetër që tjetër që e ka pëlqyer projektin, do të pendohet.




-Si iu duk projekti i ri i Teatrit Kombëtar?

Një tallje për historinë e Teatrit Kombëtar dhe Tiranës. Mund të jetë interesant për një teatër tjetër, në bulevardin e ri apo diku gjetkë, por jo për Teatrin Kombëtar dhe jo aty.

-E kishit parë me herët apo keni parë vetëm foto?

Nuk kam qenë i ftuar as në 60-vjetorin e Ndriçim Xhepës, as në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë. E pashë sot në media. Më vjen mirë që kopjova në kohë dy foto, sepse media e hoqi projektin nga faqja.

-Duket sikur veç godinës së Teatrit, ka edhe ndërtime te reja rreth e rrotull…

Po, disa ndërtime. Të paktën gjysma e truallit të TK zihet nga këto ndërtime. Ky është një tjetër problem i madh.

-A kishit dijeni ju për këtë projekt? Ishte dijenia që kishit për të që ngriti protestat?

Kishim dëgjuar vetëm thashetheme. Asgjë zyrtare. Pikërisht mungesa e transparencës na bëri të ngrihemi e të kërkojmë transparencë dhe debat publik, me pjesëmarrjen jo vetëm të artistëve, por edhe të qytetarëve të Tiranës. E kam thënë shpesh këto ditë në media: Teatri Kombëtar u përket më së pari qytetarëve të Tiranës, jo artistëve.

-Ministrja pati thënë që nuk ka një projekt, tani rezulton që paska qenë gati…

Nuk është hera e parë që znj.Kumbaro gënjen publikisht. Për sa kohë pushtetarët nuk do të japin llogari për gënjeshtrat e tyre, kjo histori do të përsëritet.

-E keni diskutuar me aktorët e SASE këtë projekt? Çfarë nismash do të ndërmerrni?

Diskutimi sapo ka filluar. Me gjasë nesër (sot) do të kemi një takim të zgjeruar. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë të plotë, duke filluar me detyrën e projektimit, studimin e fizibilitetit, zbardhjen e formulës së PPP-së dhe respektimin e procedurave ligjore që ka ndjekur Bashkia Tiranë.

-Ka pasur aktorë si Ndrenika (Ema Andrea në mos gaboj) e jo vetëm që e kanë pëlqyer projektin e ri.

Po, ka disa që e pëlqen këtë projekt që hedh në erë historinë 70-vjeçare të Teatrit Kombëtar dhe kujtesën e qendrës historike të Tiranës. Kjo është punë për ta. Por nga ana tjetër, me publikimin e fotove, jam i bindur se Ndrenika do të ndërrojë mendim. Në takimin me Veliajn, Ndrenika ka marrë garanci se nuk do të preket trualli i Teatrit Kombëtar. Fotot zbulojnë se Veliaj thjesht ka gënjyer. Teatri humbet gjysmën e truallit të vet. Jam i bindur se Ndrenika nuk do të jetë dakord me këtë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. eh mer kastriot cipi pasi mbarove shkollen per regji skenike rreth viteve 80 (nuk po i futem fare se si dhe kush ta beri te mundur futjen ne shkollen e larte, se duheshin patur disa kritere qe ti dhe familja jote i plotesonin te gjitha artedashesit menduan se do te te shihnin ne premierat e njepasnjeshme ne teater.. por jo, nuk ndodhi kjo. ti re ne nje gjume letargjik artistik. pa u futur te problemet tua familjare vitet kalonin por ti perseri nuk jepje shenja atrtistike pas abuzimit me alkoolin bixhozin dhe lojrave me tavell te brryli per vite te tera, ti ishe kthyer ne nje parazit, gje qe ti ja thoje edhe me ze te larte miqve te tu te atehershem ne bisedat qe benit vetem per artin nuk flisnit flisnit per kurvat, per hashashin qe pihej rendom, etj etj por nje kthese te papritur mori jeta jote pas fitores te zgjedhjeve te PD ne 2009. ty te ofruan postin e drejtorit ne teatrin kombetar te komedise, me kushtin qe g*joren nuk do ta zevendesoje me asgje ne rrafshin politik. me qendrimin tend artistik ti jepje leksion te brryli se si regjimi komunist kishte vlera te pazevendesueshme ku ne mund te krahasoheshim edhe me nivelet me te larta artistike evropiane e jo vetem. kjo linje te bente nder per vijen qe ka ndjekur PD ne vitet kur ishte ne pushtet (2005-2009), se vete nuk beri asgje per teatrin apo filmin. pasi PD ra nga pushteti ti u zbythe nga roli i drejtorit, dhe u ule gju me gju me kolegët e koleget ku ti i ke pas shume per zemer (spo merrem sot se si i ke trajtuar) fillove me shfaqjet ne teatrin eksperimental ku me thene te drejten ne mungese te kritikes ti ishe nje deshtim kjo diskutohej ne tavolinat e artistave (ti jap emrat po te duash). tani ke marre flamurin e revolucionit absurd te mendjes tende ne pengimin e zhvillimit jo vetem artistik por edhe zhvillimit urban te asaj pjese ku ti e quan teater
    kaq per kete rradhe flasim heres tjeter

    Përgjigju ↓