Intervista

Flet juristja seksi/ Redona Koçi: Ja për çfarë i kam refuzuar 10 mijë euro

10:45 - 04.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Shpeshherë në fokus të medias rozë janë bukuroshet e “Instagram”-it, modelet, të cilat jashtë kamerës së fotografit kanë edhe një profesion në jetë. Një ndër to është edhe ajo, që për një kohë të gjatë është quajtur në media “juristja seksi”.




Në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare“, Redona Koçi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj si modele, faktin se e pse i dhanë këtë emër mediat si edhe pasionin e saj në jetë. Gjithashtu, e pyetur për jetën private si dhe ngacmimet në punën e saj, ajo na ka treguar disa të pathëna lidhur me to. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

Jeni një nga juristet më tërheqëse të Shqipërisë. Pse zgjodhët pikërisht këtë fushë?
Më kanë tërhequr gjithmonë studimet juridike dhe të pasurit një kulturë mbi to. Jam person që nuk i pranon padrejtësitë dhe studimet që kam kryer janë një mjet pikërisht për t’i luftuar këto.

Ju pëlqen shpesh të provokoni me fotot në “Instagram”. Si reagoni ndaj komenteve negative?
Duke qenë personazh publik, jam e hapur dhe pranoj çdo lloj komenti, qofshin ato pozitive apo negative. Normalisht që pastaj janë komentet e njerëzve që më njohin në jetën reale që marrë për bazë.

A keni pasur ngacmime në punën ku jeni, duke qenë se jeni tërheqëse?
Të them të drejtën, profesionin e juristes nuk e ushtroj, kështu që s’ka ndodhur ndonjëherë.

Para disa kohësh doli një bashkëbisedim i juaji me një person që ju kërkonte lekë për të pasur marrëdhënie intime me ju për një natë. A është e vërtetë? Çfarë komenti keni për këtë gjë?
Këtë episod e kam sqaruar me një postim ku kam thënë se adresa nuk ka qenë e imja personale, ndaj sigurisht edhe bisedimi nuk ka qenë i vërtetë.

A është dikush në jetën e Redonës? A është xheloz për fotot e postimet tuaja?
Është dikush në jetën e Redonës dhe përveçse nuk është xheloz për postimet e mija, është inkurajuesi im i parë dhe më i madh në ndjekjen e pasionit tim.
A keni pasur ngjarje ekstreme, ku dikush ju ka përndjekur në shtëpi apo kudo tjetër? Si keni reaguar?
Jo shyqyr. Është diçka që nuk më ka ndodhur dhe uroj të mos më ndodhë as mua e as dikujt tjetër. Kurrë!

Cili është mashkulli ideal për Redonën?
Mashkulli ideal për mua është ai që arrin me personalitetin e tij, t’i bëjë ballë karakterit tim të fortë. Që më pranon, më kupton e më vlerëson për atë që jam. Dikush që nuk shtiret kurrë, siç nuk shtirem unë dhe që sidomos më mbështet në zgjedhjet e mija, duke mos u munduar kurrë të më ndryshojë apo të më ndrydhë personalitetin. Këto janë gjërat që më shumë më bëjnë të jem e qetë dhe e lumtur.

Redona është juriste apo modele?
Juriste në teori, modele në praktikë. Juriste në vizion, modele në pasion.
Me fotot provokuese që keni në “Instagram”, shumë njerëz mund t’ju ngacmojnë e me siguri edhe t’ju takojnë. Cili ka qenë propozimi më interesant?
Fatmirësisht ose fatkeqësisht nuk kontrolloj ndonjëherë mesazhet që më vijnë me propozime apo të tjera biseda, sepse dita ime do duhet të ishe të paktën 48 orë dhe jo 24 orë. Për më tepër, nuk do mund të merresha me gjëra tjera, prandaj edhe nëse kam pasur ndonjë propozim interesant, thjesht nuk e kam lexuar.

A ju kanë ofruar lekë? Cila ka qenë shifra me joshëse?
Po, më kanë ofruar lekë në relacion me punën e modelingut që ushtroj. Shifra më interesante ka qenë për një reklamë për të cilën më ofruan 10.000 €. Por, për arsye të tjera, ndryshe nga ato ekonomike, nuk pranova të isha pjesë e saj.

Në ambientin e punës mundet t’ju ngacmojnë shpesh edhe për shkak të profilit që keni në “Instagram”. Si reagoni?
Kjo është diçka që ndodh kudo, jo vetëm në ambientin e punës, por është diçka me të cilën të duhet doemos të mësohesh, sepse jetojmë në një vend tej mase të vogël. Indiferenca dhe diplomacia janë kualitetet me të cilat arrin gjithmonë të ecësh përpara në rrugën tënde.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Redona,shume po kerkoni.Sexi eshte deshiremqejf qe kryhet mes dy personave,ateher nese kerkon ti 1000 euro,sa duhet te kerkoj une nga ti sepse mjeti tjeter qe bene qejfin eshte tek une,vetem i juaji nuk bene para.

    Përgjigju ↓