Kryesore

Politika Online/ Shehi: Rama diktator, duhet të ishte në burg. Koha do ta largojë këtë vogëlush

19:00 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare

Shqetësimit se Shqipëria mund të hapë dyert për të pritur refugjatet, i është bashkuar edhe deputeti Dashamir Shehi.



I ftuar ne emisionin “Politika Online” te gazetares Marsela Karapanço në gsh.al, Shehi thotë se këto janë llogaritjet propagandistike të Ramës, për tu dukur mirë në sytë e Europës, e për të përfituar favore.

“Shqipëria nuk ka as kapacitetet për këtë punë. Rrezikon shumë. Kush do ta shkatërrojë edhe këtë pak mirësi që na ka mbetur, në lidhje me fenë, në funksion që të përfitojë diçka. Ndonjë shkelje syri, kjo është gabim”.

Por Dashamir Shehi ka të tjera këshilla se si mund të merret një “PO” në fund të këtij muaji, nga Brukseli për negociatat.

Do zoti Rama për Europën, meqë ky bën çdo sakrificë për Europën, t’i heqë ata ministra që thotë opozita. Të marrë kryetarin e opozitës, t’i hipi avionit bashkë dhe t’i bien përqark Europës. Ky nuk bën këtë, ky thotë unë nuk e dorrëzoj Fatmirin siç dorëzova Tahirin”.

Shehi ishte kritik edhe për projektin e prishjes se Teatrit, teksa u shpreh se Rama është i fiksuar si diktator për t’i vënë qytetit fytyrën e tij, por fundin do ta ketë njësoj si të Enver Hoxhës.

Personalisht fshihet i gjithë mania e këtij personazhi, për të qenë i fiksuar si të gjithë diktatorët. Për të qenë i fiksuar dhe nëpërmjet veprave publike. Siç bëri dhe Enver Hoxha disa shëmtira këtu në qytet. Qyteti është i të gjithëve, është gjë publike. Çdo gjë që vihet këtu, sidomos në qendër duhet t’i nënshtrohet një debati publik. Si na e dashka sipërmarrësi, kush është ky sipërmarrësi”.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Cili Enver i beri kto shemtira,Zoteri Shehu? Enver Hoxha ishte nje,Mesues i thjeshte! Zoteri,fol e mos u tall! Shumicen e ndertimeve ne Shqiperi,si ka bere Hoxha,as Shehi,por i kane bere Gollobordasit! Dhe per ate kohe nuk kane bere shemtira! Romen nuk e ndertun Romt,por Romaket! Romi dhe Romaki,nuk eshte e njejta gje! Sikur Romaki te kishte zemren ashtu sikurse bente ndertimet(Shum te bukura),Roma nuk do te binte! Arti i ndertimit,dhe qdo gje qe sot eshte arritje e Shkences,aty e ka origjinen! Romaki,eshte prodhuesi i te gjitha llojeve te armeve,edhe te Bombes Atomike! Po kush eshte Romaki? Pse dalloka nga Romi! Romaki eshte nje Popull i perzier,qe gjithmone ne krye te puneve,ve Njerez te Bardhe,ndersa bazen e ka shumicen nga te gjitha ngjyrat e Botes! Ndersa Rama,eshte nje Njeri i Politikes,qe hengri leven pas kokes,dhe kjo ishte edhe arsyeja,pse u largua nga Shqiperija,dhe pasi mori udhezimet nga Presidenti i Frances u kthye ne Shqiperi,dhe Nano,e mbeshteti!

    Përgjigju ↓