POLITIKË

Paloka: Nuk morëm asnjë përgjigje nga Arta Marku. Manja e mbrojti!

17:19 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Demokratëve nuk iu del inati me Arta Markun. Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme nuk iu përgjigj pyetjeve në Komisionin e Ligjeve, e për këtë nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se Ulsi Manja u soll arbitrarisht.




“Ajo që unë dua të denoncoj është ajo që ndodhi me komisionin. Fakti që Ulsiu, duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës, mbylli në mënyrë të parregullt komisionin, ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve”, deklaroi Paloka.

Arta Marku del para deputetëve… Sa shumë pyetje pa përgjigje

Nënkryetari i PD-së tha se opozita nuk mori asnjë përgjigje nga kryeprokurorja Arta Marku.

“Ne si deputetë të opozitës ishim të pranishëm aty, jo sepse njohim një prokurore që nuk ka asnjë tagër kushtetues, por sepse pikërisht shpresonim që të paktën zonja do të jepte përgjigje disa nga skandaleve më të mëdha. Askush prej deputetëve të opozitës nuk mori përgjigje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.