AKTUALITET

Përballja sy më sy me Ridvan Zykajn, gazetari: Një vrasës gjakftohtë, dukej sikur po e bezdisnim

11:37 - 13.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas tragjedisë së Otrantos, kjo ka qenë një nga ngjarjet më të dhimbshme që më është dashur të ndjekë”.




Gazetari Enrik Mehmeti ka treguar se si është ndjerë pas masakrës së Selenicës dhe përballjen e tij sy më sy më vrasësin, 24-vjeçarin Ridvan Zykaj.  Disa gazetarët, mes tyre dhe Enrik Mehmeti, u përballën në Gjykatën e Vlorës, me vrasësin.

Nuk kam parë asnjë lloj pendimi. Ishte një shikim më tepër sikur ne e bezdisnim. Nga eksperienca kam parë që shumica e vrasësve janë penduar. Në këtë rast pash një vrasës gjakftohtë. Nuk kishte minimumin e një pendimi, të paktën për dy fëmijët. Pamja e dy arkivoleve të bardha bashkë me ata 6 të tjerët ishte vërtet prekëse. Një dhimbje e madhe”, ka thënë gazetari Enrik Mehmeti.

LEXO EDHE: “Po fëmijët pse i vrave?”, monstra i Selenicës i qetë para gazetarëve dhe Gjykatësit

Të premten pasdite Ridvan Zykaj tronditi mbarë vendin me aktin makabër që kreu, duke vrarë 8 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë 14 dhe 6 vjeç.

Ngjarja që mund të cilësohet si një nga më të rëndat në vend gjatë dekadave të fundit, nuk ka si autor një person me probleme mendore, edhe pse 24-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve përkatëse për të vlerësuar shëndetin e tij mendor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.