Kryesore

Teatri Kombëtar/ Precedentët e mëparshëm për ndërhyrje mbi dekretin e Presidentit

16:58 - 18.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Çfarë do mbjellësh, do të korrësh…” Në praktikën parlamentare ka precedentë, që mazhoranca të pranojë dekretin e presidenti por mbi ligjin e vjetër të bëjë amendime, duke mos hartuar një ligj të ri.
Ka ndodhur në vitin 2006 dhe në vitin 2008 kur demokratët ishin në pushtet.




Po ashtu ka ndodhur dhe në lidhje me ligjin për masat e sigurisë publike. E njëjta situatë po ndodh edhe sot me ligjin për Teatrin Kombëtar.

LEXO EDHE: “Topin e kam unë, penalltinë e gjuaj vetë”, ligji për Teatrin mes sherrit në komision

Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit dhe ka bërë amendime në ligjin për Teatrin duke pranuar tashmë garë, ndërsa opozita ka kërkuar të mos bëhen arnime në ligj.

Pas fyerjeve dhe përplasjeve në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj akuzoi maxhorancën për shkeljen e rregullores së parlamentit dhe mohimin e të drejtës së Presidentit për t’i vënë veto një ligji.

Banda Fusha dhe Rama kanë bërë pikërisht këtë gjë sot. Të verbuar arrijnë të shkallmojnë edhe të vetmin mjet që mban parlamentarizmi, veprimtarinë normale të parlamentit që është rregulloren e parlamentit. Sipas rregullores, akti i parë është votimit pro apo kundër dekretit. Në momentin që votohet pro, je dakord me vërejtjet e presidentit, ligji bie, çdo gjë nga procedura parlamentare është nul. Palaçollëku parlamentar që bënë sot është që pranuan që ligji është anti-kushtetues, pranuan vërejtjet e Presidentit dhe në vazhdim të këtij plani ogurzi të prishjes së teatrit kërkuan të fusin pa procedurë disa amendamente nga një ligj që tashmë ka rënë. Nuk është vetëm një mosnjohje e rregullores por përmban një strategji që i mohon Presidentit të Republikës të ushtrojë të drejtën.
I vetmi mjet dhe mënyrë për t’i vënë fre babëzisë është vetoja presidenciale. Kjo e ka një shpjegim, pse e bëjnë, jo se nuk njohin rregulloren. E dinë fare mirë është verbimi i hajdutërisë. Janë të blerë nga paratë e pista të Fushës, janë të blerë nga paratë e krimit”, deklaroi Alibeaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.