Kronikë

Përplasja në ish-Bllok vetëm maja e ajsbergut. Pazaret e kokainës dhe emrat VIP

12:31 - 28.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sasia e madhe e kokainës e sekuestruar në Durrës, plot 613 kg, duket se ka prishur shumë ujëra të botës së krimit ku janë përfshirë dhe biznesmenë.  Detajet e reja të dala nga vrasja në ish-Bllok flasin pikërisht për një prishje të pazareve të drogës.




Eldi Dizdari
Eldi Dizdari

 

Këtë të mërkurë është bërë publike që policia ka shpallur në kërkim Eldi Dizdari, i njohur ndryshe dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës.

Arbër Çekaj
Arbër Çekaj

 

Një burim i besueshëm nga prokuroria tha për Gazetën Shqiptare se biznesmeni Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Matën, partnerin e këngëtares së njohur Elvana Gjata, për prishje pazaresh droge.

Ervin Mata
Ervin Mata

Nga sa bëhet e ditur, Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një sasi të konsiderueshme lekësh që i kishte borxh. Ka dyshime të forta se bëhet fjalë për futjen e një sasie kokaine, përpara se të bllokohej kamioni me banane në Durrës. Në mes për një “sqarim” mes tyre ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj.

Ngjarjet e 4 Tetorit në ish-Bllok
Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Metropol”. Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tawer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërish pas, duke u futur në lokal “Monopol”.

Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Matën dhe më pas është larguar.

Lidhja me ish-Miss Shqipëria
Eldi Dizdari është bashkëshorti Suada Sherifit. Nga lidhja e tyre ka ardhur në jetë vajza, me emrin Dejzi. Ndërkohë, për vrasjen e Fabjol Gaxhës dhe plagosjen e Ervin Martinajt e Eljo Hatos më 4 Tetor në ish-Bllok, vijojnë të jenë në kërkim komandoja Merviol Bilo dhe Ervin Mata.

“Mbreti” i kazinosë
Një hetim i Prokurorisë dhe dokumentet gjyqësore tregojnë se i dyshuari për përplasjen e përgjakshme në lokalin “Monopol”, Ervis Martinaj u përfshi në tregun ilegal të lojërave të fatit përmes një rrjeti kompanish pa licencë dhe fitim, ndërkohë që kreu transaksione multimilionëshe nën hundën e institucioneve të zbatimit të ligjit.

Skema e përdorur, foto BIRN
Skema e përdorur, foto BIRN

 

Po Elvana Gjata?
Vendndodhja nuk është gjentur nga policia, por prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër në të gjitha pikat kufitare që Elvana Gjata sapo të paraqitet në pikat e kalimit kufitar të ndalohet dhe shoqërohet në polici, ku të japë dëshmi për ngjarjen në ish-bllok. Pas 30 ditë kërkime në adresat e deklaruara nga prindërit e Elvana Gjata, policia nuk ka arritur ta gjejë për t’i marrë dëshminë.

Për këtë çështje një burim nga prokuroria tha se Elvana Gjata nuk është person në hetim, por një dëshmitare si shumë persona të tjerë. Me mbarimin e afatit 30 ditor, policia ka vendosur një shënim në sistemin TIMS ku kërkohet që në momentin e parë të paraqitjes në kufi të Elvana Gjatës ajo të ndalohet dhe të telefonohen prokurorët e çështjes, të cilën caktojnë një datë paraqitje për të dëshmuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.