AKTUALITET

Sot në kërkim nga policia, ja jeta luksoze e Eldi Dizdarit me Suada Sherifin

14:29 - 29.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eldi Dizdari është aktualisht një ndër njerëzit më të kërkuar në vendin tonë. Biznesmeni dyshohet si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe ndër të plagosurit edhe Ervis Martinaj. Por duket se emri i Eldit nuk është i panjohur për mediat rozë. Prej disa vitesh ai dhe ish-missi, Suada Sherifi kanë një histori dashurie si dhe janë prindër të një vajze, Deizi. Ndonëse bashkëshorti i bukuroshes nuk ka preferuar të jetë pjesë e shtypit rozë, ai nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen.




Vetë Suada ka ndarë me ndjekësit disa foto ku dhe e ka prezantuar për të gjithë kureshtarët. Edhe pse nuk dihej aktiviteti i tij, ajo që binte në sy është jeta luksoze që çifti bënte. Udhëtime, koleksionet e fundit të modës, dhurata të shtrenjta, kjo është vetëm një copëz e asaj që perceptohet teksa shikon jetën e ish-missit këto vitet e fundit. Dyshja ishte bashkë prej thuajse 4 vitesh, duke mos i kursyer edhe daljet në vendet publike. Duket se me ardhjen në jetë të vajzës, janë shtuar edhe përgjegjësitë për këtë çift që nisi bashkëjetesën në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, një kompleks banimi pranë rrugës së “Elbasanit”. “Transformimi” i vajzës së pasarelave pas lidhjes me Eldin, ra menjëherë në sy.

LEXO EDHE: Përplasja në ish-Bllok vetëm maja e ajsbergut. Pazaret e kokainës dhe emrat VIP

Pasi mori licensën si notere, Suada vendosi të ushtronte si profesion një tjetër pasion të sajin, fushën e estetikës. Prej 1 viti ajo ka hapur qendrën e saj estetike, duke ofruar një sërë trajtimesh luksoze. Duket se partneri saj ka qenë edhe mbështetja ekonomike për bukuroshen e skenës.

suada 8 suada 4 suada 1 suada 2 suada 3 suada 5 suada 6 suada 7
<
>

Ai është komplet natyra ime, por në të njëjtën kohë edhe shumë i ndryshëm nga unë. Shumë shpejt kuptova se kishim shumë gjëra të përbashkëta, duke nisur që nga të menaxhuarit të jetës. Ai është një djalë i ri, shumë i ri dhe shumë i organizuar për jetën. Kjo më ka pëlqyer tek ai. Ai është i fokusuar tek gjërat e veta, raporti ynë, është shumë familjar… Këto gjëra i transmetoi që në fillim dhe i vlerësova, sepse nuk është e lehtë të gjesh një djalë me këmbë në tokë që në një moshë shumë të re të aspirojë për gjëra të mëdha dhe të bukura, siç janë gjërat që ne po ndërtojmë”, do të shprehej dy vite më parë, teksa për herë të parë fliste për lidhjen e saj me Eldin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.