Kryesore

Berisha nuk merr dot vizë, ja çfarë thotë Ambasada Amerikane

16:51 - 31.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada amerikane nuk ka një koment për akuzat që u bënë në Kuvend nga kryeministri Edi Rama se Sali Berisha nuk merr dot vizë amerikane.




Ambasada as nuk e mohoi e as nuk e konfirmoi; duke deklaruar se nuk diskuton raste specifike vizash njësoj si në rastin Haradinaj në Kosovë.

LEXO EDHE: Viza amerikane, mjet presioni për politikanët. Si e pësoi dy herë Haradinaj

Nga foltorja e parlamenti kryeministri Rama, i ka drejtuar një pyetje ish-kryeministrit Berisha, duke lënë të kuptohet se Sali Berishës i është refuzuar viza nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çështje e cila nëse është e vërtet do të shënonte rasti e parë që një ish-kryeministër i Shqipërisë ndalohet të hyjë në Amerikë.

“Po te pyes ty tani Sali, ti e kapërcen dot oqeanin Sali.”

Ish-kryeministri Berisha është përgjigjur se ai nuk mban post drejtues politik, ndaji ka refuzuar udhëtimet jashtë vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.